
Sot shumica e familjeve shqiptare e kanë të pamundur të blejnë një shtëpi me të ardhurat nga puna. Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të jenë shumë të larta ndonëse efektet e krizës kanë zvogëluar kërkesën. Për gazetarët e Programit Hapur kjo shpjegohet vetëm me situatën monopol që ekziston në industrinë e ndërtimit.