Korrupsioni që lind nga ndërprerja e pensioneve

Instituti i sigurimeve Shoqërore ka ndërprerë pensionet e vjetërsisë për një numër pensionistësh në një masë totale prej 69 milionë lekësh të reja. Sindikata e pensionistëve dhe Presidenti i saj Isa Gorica si dhe Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve e denoncojnë si një padrejtësi dhe akt që nxit dhe nuk lufton korrupsionin.