H1N1, ku është vaksina?

E gatshme për të investuar qindra milionë Euro në infrastrukturë qeveria është treguar e mefshtë në gjetjen e mjeteve financiare për vaksinimin e popullatës kundër gripit të derrit. Parashikohet të vaksinohen vetëm targete të caktuara të popullsisë por edhe për kaq pak shpresat bazohen te Organizata Botërore e Shëndetsisë. Në vendet fqinjë me Shqipërinë si Greqia ka nisur vaksinimi ndërsa në Shqipëri edhe sensibilizimi i publikut mbetet minimal.