TV Sot 7 Pogradec

Televizioni rajonal SOT7 eshte krijuar ne 11 tetor 1998 me qender ne qytetin e Pogradecit, dhe eshte nder te paret e ketij lloji te krijuar ne Shqiperi. Ai mbulon me transmetim ne banden UHF rrethin e Pogradecit, rrethin e Korçës dhe rrethin e Bilishtit. Gjithashtu mbulon me transmetim edhe gjithe bregun e Liqenit, qytetet e Ohrit, Struges dhe rrethinat te cilat banohen nga shumice me kombesi shqiptare. Numri i shikuesve te televizionit SOT7 shkon rreth 250 000 vete.
Struktura programore e Televizionit SOT7 eshte e larmishme. Vend te rendesishem zene programet informative, kulturore, sportive dhe per femije.

Studiot e televizionit jane gjithmone te hapura per te gjitha kategorite e qytetareve dhe me te gjitha tematikat qe ata sjellin. Problematika eshte e gjithanshme dhe trajtohet nga grupet tona ne te gjithe zonen e mbulimit dhe nga kryeqyteti. Televizioni bashkepunon edhe me VOA dhe DW ne kushte partneriteti. Gjithashtu ai eshte itegruar edhe ne Rrjetin e Televizioneve Lokale te Shqiperise (RRTL).
Personeli i punonjesve tashme eshte me pervoje dhe mjaft i kualifikuar, per te perballuar sfidat qe ka sjelle zhvillimi i vrullshem mediatik i vendit. Shumica e gazetareve dhe punonjesve te tjere jane te rinj dhe te arsimuar ne universitetet tona.
Televizioni SOT7 eshte pergatitur per te hyre ne eren dixhitale sipas standarteve europiane te prezantuar nga KKRT.
Me nje imazh te tille televizioni SOT7 do te vazhdoje te jete gjithmone prane shikuesve te rajonit qe mbulon dhe nje faktor i rendesishem ne hapesiren mediatike shqiptare.


 

Kontaktoni

Z. Petrit Demiraj

Tel.: +355 69 35 18 100

E-mail: sot7tv1998@yahoo.com