
Emri i televizionit Klaudiana nuk është një zgjedhje e rastësishme. Origjina e tij përkon me emrin e vjetër të Peqinit, i cili që 2000 vjet më parë gjendej aty ku kryqëzoheshin qytetet antike të Skampinit, Dyrrahut, Apollonisë dhe Skutarit. Sinjali i Tv Klaudianës mbulon prej 6 vjetësh zonën e Peqinit dhe Shqipërisë së Mesme, ku kryesisht ndiqet në: Kavajë, Durrës, Rrogozhinë, Elbasan, Lushnjë, Fier, Kuçovë, Patos, Ura Vajgurore e deri në rrethinat e Skraparit. Shtrirja e gjerë gjeografike dhe cilësia e programacionit i garanton TV Klaudianës një shikueshmëri të konsiderueshme.
Kontaktoni
Z. Gazmend Vogli
Tel.: +355 68 40 67 162