Arkivi Video 2009

Korrupsioni në Portin e Durrësit

Rreth 48 milionë lekë janë shpërdoruar nga Drejtoria e Portit të Durrësit duke organizuar në shkelje të ligjit prokurimin për blerjen e fenderave pneumatikë.

Republika e monopolit te bananeve

Çmimet e referencës po përdoren me abuzivizëm në dogana duke u bërë pengesë për lirinë e tregtisë dhe duke shërbyer si një mjet për supremacinë e monopoleve në importin e bananes.

Kërdia e ndërtimeve në Golem

Edhe pse ligji nuk i njeh Komunës të drejtën e dhënies së lejeve të ndërtimit në zonat turistike të bregdetit, ndërtimet e paligjshme vazhdojnë me ritme katastrofike. Ndërkohë qeveria dhe Këshilli i Rregullimit të Territorit nuk po bëjnë asgjë për të ndalur këtë proces korruptiv.

Korrupsion me bitum nga Trinidadi?

Firma franceze që ka investuar në minierën e bitumit në Selenicë nuk ftohet për të marrë pjesë në tenderin e shtrimit të rrugës Fier Tepelenë. Llogaritë e burokracisë së korruptuar preferojnë ta shtrojnë rrugën me bitum të importuar nga Trinidadi dhe jo me bitumin e Selenicës që ndodhet shumë pranë.

Frika e TEC-eve ne Porto Romano

Qeveria planizon të ndërtojë disa Tec-e me qymyr duke premtuar përdorimin e një teknologjie që eliminon maksimalisht ndotjet e mjedisit. Por specialistët e mjedisit kundërshtojnë duke sjellë argumente për rreziqet që paraqet një investim i tillë karshi mjedisit dhe shëndetit të banorëve të Durrësit.

Misteret pafund te ARMO-s

Investigimi i Programit Hapur ka zbuluar të tjera shkelje në privatizimin e ndërmarrjes së përpunimit të naftës Armo. Ndër të tjera është zvogëluar edhe vlera e blerjes së Armo-s nga kompania Taçi Oil nëpërmjet ndryshimit të çmimit nga Euro, sikundër u bë publike dhe në ankand, në USD.

Muzika qe vret

Prej vitesh banoret e Tiranes dhe shume qyteteve te tjera vuajne nje stres te papare nga zhurmat e diskove dhe pub-eve deri ne oret e vona te nates. Autoritetet kembengulin te neglizhojne zbatimin e ligjit qe detyron izolimin e zerit neper disko dhe uljen e volumit ne lokale. Eshte nje kembengulje absurde qe mund te shpjegohet vetem me korrupsionin.

Korrupsion me fshatrat turistikë

Shoqata e pronarëve "Pronësi me drejtësi" kundërshton vendimin e qeverisë për privatizimin e fshatrave turistike si të padrejtë, kurruptiv dhe në kundërshtim me interesat e pronarëve.

Parregullsitë e privatizimit të OSSH

Investigimi i Programit Hapur ka zbuluar të tjera parregullsi korruptive në procesin e privatizimit të operatorit të sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike.

H1N1, ku është vaksina?

E gatshme për të investuar qindra milionë Euro në infrastrukturë qeveria është treguar e mefshtë në gjetjen e mjeteve financiare për vaksinimin e popullatës kundër gripit të derrit. Parashikohet të vaksinohen vetëm targete të caktuara të popullsisë por edhe për kaq pak shpresat bazohen te Organizata Botërore e Shëndetsisë. Në vendet fqinjë me Shqipërinë si Greqia ka nisur vaksinimi ndërsa në Shqipëri edhe sensibilizimi i publikut mbetet minimal.

Misteret e rrugës Durrës Kukës

A duhet të kushtonte rruga e kombit mbi një miliard euro? Një investigim i programit Hapur tregon se ka patur edhe projekte të tjera me kosto më të ulët.

Evazion në diellin e plazhit

Me qindra biznese dhe shërbime në plazhin e Durrësit shmangin pagimin e taksat dhe detyrimeve të tjera sipas ligjit. Prapa këtij evazioni në thellim qëndron korrupsioni.

Currila, plazhet publike kthehen në lokale

Mungesa e veprimit të ligjit ka krijuar hapësira që biznese private të shndërrojnë hapësirat buzë detit të destinuara për plazhe publike, në troje për ndërtim hotelesh, restorantesh dhe baresh. Qytetarët ankohen por ligji nuk vepron.

Korrupsioni, kuçedra që bllokon ujin

Në Komunën e Sinjës në Berat mbi njëqind milionë lekë investime nuk kanë mjaftuar për të derguar ujin e pijshëm.

Piramida që ha paratë e shqiptarëve

Qeveria shqiptare vazhdon të harxhojë para për rikonstruktimin e godinës në qëndër të kryeqytetit të njohur si Piramida. E projektuar si muze për ish diktatorin Enver Hoxha tani po paguhen projekt pas projekti për ta shndërruar në teatër.

Qerret, korrupsioni shet fshatrat turistikë

Në kundërshtim të hapur me ligjin firma ndërtimi që kanë marrë nga shteti toke me qera per të ngritur fshatra turistikë kanë nisur ti shesin ato. Blerës të paligjshëm të këtyre ndërtimeve janë bërë dhe zyrtarë të lartë sikundër edhe ministri i Mjedisit Fatmir Mediu.

Korrupsioni që lind nga ndërprerja e pensioneve

Instituti i sigurimeve Shoqërore ka ndërprerë pensionet e vjetërsisë për një numër pensionistësh në një masë totale prej 69 milionë lekësh të reja. Sindikata e pensionistëve dhe Presidenti i saj Isa Gorica si dhe Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve e denoncojnë si një padrejtësi dhe akt që nxit dhe nuk lufton korrupsionin.

Punësimi: Abuzimi me projektet

Investigimi i gazetarëve të Programit Hapur ka zbuluar se një pjesë e fondeve publike dedikuar për trainimin e të papunëve mund të kenë përfunduar në xhepa zyrtarësh me anë falsifikimesh.

Vlorë: Pika e karburantit në plazh

Turistët dhe banorët shprehin pakënaqsinë për ndërtimin e një pike karburanti në plazhin e Vlorës në distancë 30m larg vijës së ujit. Programi Hapur ka arritur në përfundimin se ky investim është një tjetër sinjal i korruptimit të proçesit të licencimit të benzinatave. Jo rastësisht ato i gjen sot thuajse në çdo kilometër të rrugëve të Shqipërisë.

Rryme me korrupsion

Importet e enegjisë elektrike me çmime mjaft të kripura vazhdojnë t'i kushtojnë shumë shtrenjtë ekonomisë shqiptare.

Investimi që hidhet në plehra

Në qytetin e Gramshit një investim prej mijëra dollarësh për ndërtimin e një landfilldi për trajtimin e mbeturinave është shndërruar vetë në një mbeturinë. Prapa këtij shpërdorimi gazetarët e Programit Hapur zbulojnë korrupsionin e zyrtarëve.

Duam tokat tona

Në Udenisht të Pogradecit fshatarët protestojnë kundër manipulimit të dokumentave të pronësisë dhe akuzojnë autoritetet lokale. Shumë prej tyre nuk gëzojnë dot pronën edhe pse kanë dokument të rregullt hipotekor.

Monopolet shtrenjtojnë shtëpitë

Sot shumica e familjeve shqiptare e kanë të pamundur të blejnë një shtëpi me të ardhurat nga puna. Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të jenë shumë të larta ndonëse efektet e krizës kanë zvogëluar kërkesën. Për gazetarët e Programit Hapur kjo shpjegohet vetëm me situatën monopol që ekziston në industrinë e ndërtimit.

Ndërtimet ndotin Tiranën

Ndërsa në kryeqytet ndërtimi vazhdon të mbetet biznesi më energjik po rritet shqetësimi publik për ndotjen e mjedisit dhe reduktimin drastik të hapësirave të gjelberta. Nga 14 m2 hapësirë të gjelbër për banor që kishte në fillim të tranzicionit sot ambientalistët raportojnë më pak se 2 m2 për banor.

Korrupsioni shkatërron monumentet

Një firmë private ndërtimi në kundërshtim të hapur me ligjin për mbrojtjen e monumenteve të kulturës po kryhen punime në sarajet e Toptanasve që ndodhen në qender te Tiranës duke rrënuar vlerat e këtij monumenti.

Klinikat dentare pa liçensë

Shtimi i numrit të klinikave dentare ilegale shpie jo vetëm ne evazion fiskal por edhe në rrezikimin e jetës së pacientëve.

Gjiri i Lalzit: Ja si grabiten pronarët

Mungesa e ligjit dhe e së drejtës ka bërë që pronarët e ligjshëm të trojeve në Gjirin e Lalzit të mos përfitojnë pronën e tyre. Ndërkohë njerëz me pushtet ose pranë pushtetit pasurohen duke dhunuar të drejtën historike të pronarëve.

Korruptimi i privatizimit te trojeve

Nje ligji ri i qeverise i lejon kompanitë private që kanë marrë truall në përdorim ta privatizojnë këtë truall. Ligji është tërësisht në dhunim të interesave të pronarëve që kërkojnë prej vitesh kthimin e këtyre trojeve.

Grabitja e pronave në Lalëz

Nje familje pronare tokash bëhet viktimë e falsifikimeve të kryera nga njerëz me pushtet.

Korrupsioni në Spitalin Ushtarak

Ambiente të Spitalit i jepen me qira dhe pa konkurrim një kompanie të huaj private.

"Nafta" zë qeverinë

Përse qeveria Berisha nuk zbatoi një Vendim të saj për largimin e depozitave të naftës nga Shëngjini? Cfarë qëndron pas vendimit të qeverisë që e shtyn afatin e zhvendosjes së depozitave deri pas zgjedhjeve parlamentare?

Rryme me korrupsion

Importet e enegjisë elektrike me çmime mjaft të kripura vazhdojnë t'i kushtojnë shumë shtrenjtë ekonomisë shqiptare.

Hakmarrja e burokracisë

Përse largohet nga puna një zyrtare e Ministrisë së Punës e njohur për denoncimin e disa rasteve të korrupsionit?

Ndërtimet shkatërrojnë lulishtet

Gramsh, ndërtimet asgjësojnë hapësirat e gjelbërta publike.

Privatizimi i ARMO-s dhe vendimi që krijon monopolin e naftës D2

Privatizimi i kompanisë ARMO është shoqëruar nga një vendim qeverie që lejon përdorimin e naftës D2 të rafinuar në vend edhe për vitin 2009 ndërkohë që ndalon importet e D2. Ky vendim krijon monopolin e naftës D2 për kompaninë ARMO dhe diskriminon importuesit e saj.

"Rrugët" gëlltisin miliona

Megjithëse qeveritë harxhojnë çdo vit miliona nga buxheti publik për mirëmbajtjen e rrugeve shumë nga ato mbeten gjithë gropa dhe të pamirëmbajtura. Ku përfundojnë milionat?

Cmimet e trojeve dhe korrupsioni

Pronarët dhe shoqata e tyre "Pronësi me drejtësi" kundërshtojnë dhe denoncojnë si korruptiv një vendim të qeverisë që cakton arbitrarisht dhe jo sipas tregut, çmime shumë të ulta për kompensimin e trojeve.

Pushimet nga puna

Me mijëra punonjës janë larguar nga puna për motive politike dhe korruptive në institucione publike madje edhe në Dhomën e Tregtisë Tiranë

Guroret rëndojnë mjedisin

Megjithë vendimin e Ministrisë së Mjedisit për mbylljen e guroreve në malin e Dajtit vazhdon rrënimi i mjedisit në këtë park natyror. Cfarë e pengon zbatimin e vendimit të Ministrisë përveç korrupsionit?

Grabitja e pronave

Grabitja e pronave nga Bashkia e Tiranës

Fshati pa drita

Ne Martanesh qe nga shtatori 2006 fshati Val pa drita

Porto Romano

Korrupsioni me pronat ne Porto Romano