Çfarë është programi “Hapur”

“Hapur” është një program i gazetarisë investigative që ka për synim denoncimin e korrupsionit the trafiqeve. Eshtë një program i nisur që në vitin 2002 nga zyra e IREX në Tiranë në bashkëpunim me gazetarë shqiptarë dhe stacione televizive në të gjithë Shqipërinë. Për thuajse 5 vjet, në më shumë se 200 investigime, reporterët dhe operatorët e programit “Hapur” denoncuan me dhjetëra raste të korrupsionit dhe abuzimit me postet dhe paratë publike nga zyrtarë të të gjitha niveleve në të gjithë vendin.
Investigimet e “Hapur” janë transmetuar në 20 stacione lokale dhe përkohësisht edhe në Radio Televizionin Shqiptar. Bashkëpunimi me këtë të fundit u ndërpre në vitin 2005 për shkak të ndikimit të qeverisë socialiste të asaj kohe mbi RTSH dhe nuk ka mundur të ripërtërihet as pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike për shkaqe të të njëjtës natyrë.

Gjithsesi raportimet dhe denoncimet e programit “Hapur” kanë patur ndikim në rritje në publik dhe, në jo pak raste, organet e zbatimit të ligjit si prokuroritë, janë bazuar në këto raportime madiatike për të nisur hetimet kundër rasteve të shpërdorimit të fondeve publike apo abuzimit me tenderat.

Në fund të vitit 2007 programi “Hapur” u ndërpre përkohësisht për të rifilluar përsëri, pas disa muajsh në tetor të vitit 2008. Këtë herë ai është një produkt mediatik I Fondacionit “Hapur” me mbështetje të IREX/Europë dhe financim të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Demokracinë (UNDEF). Si edhe më parë, synimi mbetet denoncimi i korrupsionit ( që vazhdon të mbetet kryerrënja e shumë të këqijave për vendin) në të gjithë nivelet e qeverisjes dhe transmetimi bëhet në 16 stacione televizive lokale private. Në Tiranë, “Hapur” transmetohet nga televizioni “Ora News” I cili është pjesë edhe e platformës dixhitale (tokësore dhe satelitore) Digitalb.

Përmasë thelbësore e programit “Hapur” ka qenë dhe bashkëpunimi me publikun pa të cilin, shumë raste korrupsioni do të kishin mbetur të pa denoncuara. Dhe kjo faqe web është një mjet jo vetëm informim por edhe bashkëpunimi edhe më të ngushtë me publikun në betejën kundër armikut tonë të përbashkët, korrupsionit.
Denonconi korrupsionin në web-in e Hapur www.programihapur.com dhe shumë shpejt denoncimet tuaja do ti shihni në investigimet dhe raportimet tona!

 

mbledhjet HAPUR

Mbledhjet javore të gazetareve të organizuara nga programi HAPUR

 

Debati ne studio

Nga përgatitja e debatit televiziv (në televizionin Ora News) për segmentet antikorrupsion të programit Hapur