Arkivi Video 2010

Nga qeveria e vogël del korrupsioni i madh

Krejtësisht me kundërshtim me premtimet elektorale shpenzimet operative të qeverisë Berisha janë rritur në mënyrë galopante duke detyruar dhe Kontrollin e Shtetit të japë alarmin.

Korrupsion me tenderat e ilaçeve

Parregullsitë dhe korrupsioni me administrimin e ilaçeve në sektorin publik të shëndetësisë bën që të rritet kostoja e mjekimit për të sëmurët si dhe të degradojë në mënyrë cinike shërbimi ndaj tyre.

Korrupsioni që ha rrugët dhe than ujin

Në Komunën e Gjinarit janë shpenzuar miliona për ndërtimin e një rruge si dhe të një ujësjellësi. Por banorët e kësaj zone vazhdojnë të udhëtojnë në shtigje me gropa ndërsa në rubinetat e shtëpive të tyre nuk rrjedh ujë.

Kurora e Tiranës në kthetrat e ndërtimeve

Kodrat e Tiranës po popullohen përditë e më shumë nga pallate shumëkatëshe që i zenë vendin ullishteve dhe gjelbërimit. Gjithçka ndodh është një katastrofë mjedisore rrjedhojë e një vendimi absurd të Qeverisë.

Monopoli i gazit të lëngshëm

Shumica e firmave shqiptare importuese të gazit të lëngshëm tashmë e kanë të vështirë të depozitojnë në Petroliferën e Vlorës dhe Porto Romanon e Durrësit. Investigimet tregojnë se kemi të bëjmë me një monopol me kushte diskriminuese për importuesit.

Korrupsioni në fshatin pa njerëz

Në Komunën thuajse të braktisur të Funarit në rrethin e Elbasanit projektohen dhe ndërrmeren investime në infrastrukturë duke harxhuar miliona por pa asnjë përmirësim.

Korrupsioni shtrenjton korrentin

Mbi 600 milionë lekë kredi të Bankës Botërore janë shpenzuar për të ndërtuar një treg për tregtarët e Beratit por që nuk frekuentohet fare nga ata. Tregu nuk ka hyrë dot në treg sepse nuk ka marrë parasysh kërkesat e tregut. Kështu ka ndodhur edhe me disa tregje në rrethe të tjerë të vendit.

Korrupsioni gërryen lumenjtë

Rreth 200 firma të prodhimit të zhavorreve gërryejnë çdo ditë me ekskavator e buldozerë shtretërit e lumenjve. Korrupsioni e ka bërë të pafuqishëm ligjin për të ndalur këtë masakër që vazhdon prej vitesh edhe pse alarmet në media kanë qënë të shumta. Ndër pasojat më negative të këtij erozioni të realizuar jo nga natyra por nga dora e njeriut janë edhe përmbytjet e papara të këtij dimri.

Shqipëria, shteti antiligjor

Me mijëra vendime gjykatash të formës së prerë presin më kot prej vitesh të ekzekutohen nga zyrat e Përmbarimit. Ato vazhdojnë të flejnë mbi dosje edhe pse pesë vjet më parë Kryeministri Sali Berisha u betua publikisht se do ti jepte fund një situate të tillë. Kjo paralizë e zbatimit të ligjit mund të shpjegohet vetëm me korrupsionin dhe mungesën e vullnetit për drejtësi.

Alarmi i ndotjes së ajrit

Korrupsioni nuk zbraz vetëm xhepat e qytetarëve por ndot edhe ajrin që ata thithin. Institucione të specializuara konstatojnë se ndotja e ajrit në Tiranë dhe gjetkë është dy herë më e lartë se normat mjedisore. Dhe kjo edhe për shkak të korrupsionit që pengon zbatimin e rregullave nga veprimtaritë ndërtimore dhe të biznesit që ndotin përditë ajrin me pluhura dhe tymra.

Korrupsioni, kuçedra që bllokon ujin e fshatit

Edhe pse janë invesuar miliona lekë nga buxheti i shtetit për ndërtimin e një ujësjellësi banorët e Mesaplikut vazhdojnë të vuajnë mungesën e ujit. Korrupsioni ka bërë që paratë publike të shkojnë në xhepa pushtetarësh dhe biznesmenësh duke dëmtuar cilësinë e ujësjellësit në atë farë feje sa edhe pse tashmë i inaguruar ujësjellësi nuk sjell dot ujë.

Universiteti që zapton trojet

Një familje pronarësh të vjetër i është ankuar Programit Hapur për zaptimin e trojeve që ajo trashëgon nga Universiteti "Zonja e Këshillit të Mirë". Edhe pse me dokumenta autentikë pronësie pronarët nuk po munden ta gjejnë të drejtën të penguar nga korrupsioni i pushtetarëve të përfshirë me konflikt interesi me këtë aferë.

Anës liqenit, të palarë

Prej vitesh një komunitet banorësh në një lagje të re buzë liqenit të Tiranës vuan mungesën e ujit. As pushteti lokal dhe as Ndërmarrja e Ujësjellësit nuk shqetësohen pë gjëndjen e tyre. Pasi kanë blerë apartamentet banorët detyrohen te blejnë me autobot edhe ujin e munguar. Por ajo që duket si shpëtim është dhe fataliteti i tyre. Sepse për shkaqe korruptive biznesi i shitjes privat i shitjes së ujit me autobot është shkaku që nuk instalohen tubacionet e ujësjellësit publik.

Tregu pa logjikë tregu

Mbi 600 milionë lekë kredi të Bankës Botërore janë shpenzuar për të ndërtuar një treg për tregtarët e Beratit por që nuk frekuentohet fare nga ata. Tregu nuk ka hyrë dot në treg sepse nuk ka marrë parasysh kërkesat e tregut. Kështu ka ndodhur edhe me disa tregje në rrethe të tjerë të vendit.

Ekonomiku kundër pronarëve

Megjithëse kanë fituar në Gjykatën e Apelit, pronarët e një trualli pranë Fakultetit Ekonomik nuk ndërtojnë dot për shkak të kundërshtimit të Rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule që deri tani ka dalë më i fortë se ligji.

Korrupsioni me fondet e tërmetit

Programi Hapur ka zbuluar manipulime me listat e përfituesve të ndihmës financiare për të dëmtuarit nga tërmeti në disa komuna të qarkut të Dibrës.

Korrupsioni në Portin e Durrësit

Rreth 48 milionë lekë janë shpërdoruar nga Drejtoria e Portit të Durrësit duke organizuar në shkelje të ligjit prokurimin për blerjen e fenderave pneumatikë.

Republika e monopolit te bananeve

Çmimet e referencës po përdoren me abuzivizëm në dogana duke u bërë pengesë për lirinë e tregtisë dhe duke shërbyer si një mjet për supremacinë e monopoleve në importin e bananes.

Kërdia e ndërtimeve në Golem

Edhe pse ligji nuk i njeh Komunës të drejtën e dhënies së lejeve të ndërtimit në zonat turistike të bregdetit, ndërtimet e paligjshme vazhdojnë me ritme katastrofike. Ndërkohë qeveria dhe Këshilli i Rregullimit të Territorit nuk po bëjnë asgjë për të ndalur këtë proces korruptiv.