Mirësevini në Hapur

Çfarë është programi “Hapur”

“Hapur” është një program i gazetarisë investigative që ka për synim denoncimin e korrupsionit the trafiqeve. Eshtë një program i nisur që në vitin 2002 nga zyra e IREX në Tiranë në bashkëpunim me gazetarë shqiptarë dhe stacione televizive në të gjithë Shqipërinë. Për thuajse 5 vjet, në më shumë se 200 investigime, reporterët dhe operatorët e programit “Hapur” denoncuan me dhjetëra raste të korrupsionit dhe abuzimit me postet dhe paratë publike nga zyrtarë të të gjitha niveleve në të gjithë vendin. Investigimet e “Hapur” janë transmetuar në 20 stacione lokale dhe përkohësisht edhe në Radio Televizionin Shqiptar. Bashkëpunimi me këtë të fundit u ndërpre në vitin 2005 për shkak të ndikimit të qeverisë socialiste të asaj kohe mbi RTSH dhe nuk ka mundur të ripërtërihet as pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike për shkaqe të të njëjtës natyrë.

| Lexoni më shumë |

Investigimet e Programit “Hapur”

| Shikoni videot e investigimeve duke klikuar mbi fotot |